TRANSPORTI FALAS PËR BLERJET MBI 4000 Lek.
ERGEA BIOCARE – Rreth Nesh
- Home
- ERGEA BIOCARE – Rreth Nesh
Handmade Cosmetics
ERGEA BioCare
ERGEA Biocare lindi nga dashuria për natyrën dhe pasioni për bashkimin e përbërësve natyral që ajo na dhuron. Themeluesja e saj Znj.Erjona Kapaj e diplomuar për Bio-Kimi dhe me eksperiencë disa vjeçare si laborante, i lind nevoja të prodhonte produkte për veten e saj, dhe dëshira për të ndihmuar miqtë dhe familjarët.
Nga rezultate të mira dhe efekt të menjëhershëm ata e sugjeruan të përhapej edhe më gjerë. Motivimi dhe mbështetja e tyre bëri që të forconte dijet e saj duke u diplomuar në Londër si “Formuluese Shkencore e Produkteve Organike”. Kjo bëri që produktet të jenë më tepër cilësorë dhe rezultative në trajtimin e problematikave të lëkurës dhe flokëve. Sot, ERGEA Biocare numëron mbi 120 lloje produktesh të afirmuara, si dhe produkte të personalizuar në përshtatje të lëkurës së klienteve. Themeluesja e ERGEAS shprehet se motoja e saj është “Fito një klient të kënaqur, jo një shitje të mirë”. Në ERGEA klientët kthehen në miq duke iu dhënë konsulencë profesionale të sinqertë sepse qëllimi kryesor është zgjidhja e problematikës dhe jo shitja e produktit.
ERGEA Biocare vjen në treg me produkte profesionale Organic Handmade për mirëmbajtjen e lëkurës dhe flokëve duke ndihmuar në trajtimin e problematikave të tyre.
Çfarë ka ndryshe ERGEA Biocare ?!
Në ERGEA Biocare nuk do të gjeni vetëm produkte cilësore por edhe një konsulence profesionale si një mike e besuar e juaj.