Kujdesi për Lëkurën Gjatë periudhës së dimrit.
Nëse gjatë verës duhet të kemi shumë kujdes me diellin dhe dehidratimin, gjatë dimrit ka probleme të tjera që mund të ndikojnë në lëkurë. Nga ajri i thatë deri tek i ftohti i hidhur ndryshimi i temperaturave kërkon shumë për të trajtuar lëkurën. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të ndërmarrësh hapa sepse mbrojtja e saj është thelbesore gjatë kësaj kohe të vitit .
Kujdesi për lëkurën duhet të jetë i përditshëm për të arritur një lëkure të shëndetshme dhe pa probleme.
Ne do t’ju japim disa këshilla si të kujdeseni për lëkurën tuaj gjatë dimrit. Por produktet e përshtatshme duhet të zgjidhen gjithmonë për secilin lloj të dermave, pasi ajo që është e vlefshme për disa është e dëmshme për të tjerët.
1. PASTRIMI DITOR
Gjatë dimrit nuk duhet të harrojmë të pastrojmë plotësisht lëkurën tonë. Gjatë kësaj kohe, ajo që shqetëson më shumë është që lëkura të thahet ose të preket nga skuqja për shkak të motit të ftohtë. Kujdesi gjatë pastrimit është i domosdoshëm, por produktet me të cilat ato bëhen duhet të zgjidhen mirë. Sapunët natyrorë hidratues mund të jenë një ide e mirë, pasi ato mbajnë pH e lëkurës të ekuilibruar pa e tharë ose pa e prishur atë shtresën mbrojtëse nga lipidet që kemi. Për të përfunduar pastrimin, mund të përdorni një toner për të përmirësuar lëkurën dhe mos harroni të hidratoheni në fund. Lëkurat më të thata mund të përdorin qumësht pastrues, pasi ato ndihmojnë në pastrimin dhe hidratimin.
2. EKSFOLIMI
Gjatë dimrit për të mbajtur një regjim të shëndetshëm, lëkura kërkon eksfolim. Filloni ta eksfolioni atë të paktën 2-3 herë në javë. Vetëm sigurohuni që nuk po e teproni shumë dhe të jetë në proporcion me aq sa lëkura mund të durojë. Injorimi i këtij hapi do t’i lejojë qelizat e vdekura të lëkurës të grumbullohen në lëkurën tonë, duke parandaluar hidratuesin tuaj të depërtojë thellë në shtresat e lëkurës për ta ushqyer atë.
3. ZGJIDHNI NJË HIDRATUES MË POTENT, USHQYES DHE APLIKOJENI ÇDO DITË.
Përdorimi i një hidratuesi më “të fortë” nëse mund ta quajme gjatë dimrit është i nevojshëm, duke e aplikuar atë dy herë në ditë. Produktet më të lehta për verën nuk do të sigurojnë nivelin e hidratimit që i nevojitet lëkurës gjatë këtij sezoni. Prandaj sigurohuni që ta ndërroni hidratuesin e verës me një më të fortë dhe të përshtatshem për të luftuar nivelin e thatësisë dhe për të mbrojtur lëkurën. Produktet me gjalpë shea janë gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për hidratim gjatë dimrit.
4. SHMANGNI DUSHET E GJATA DHE TË NXEHTA.
Ndonjëherë, nuk ka asgjë më qetësuese sa nje dush, i gjatë dhe i nxehtë sidomos kur është shumë ftohtë jashtë. Por në periudhen e të ftohtit kjo praktikë është një luks pasi është e dëmshme për lëkurën tuaj. Dushi i nxehtë mund ta bëjë lëkurën më të prirur ndaj dëmtimit që si rrjedhojë përfundon duke e dehidratuar atë. Mundohuni t’i shmangni minutazhet e zgjatura dhe koha e dushit të minimizohet sa më shumë që të jetë e mundur. Duke përdorur një hidratues për trupin mund të ndihmojë në zvogëlimin e dehidratimit gjithashtu.
5. PËRDORNI KREM DIELLI
Edhe gjatë atyre ditëve të errëta dhe gri me pak diell, rrezet UV ende ekzistojnë dhe mund të depërtojnë deri thellë në lëkurën tuaj. Ekspozimi në diell është një nga faktorët kryesorë që shkakton plakje të parakohshme. Për të parandaluar këtë aplikoni krem dielli ose një hidratues me SPF para se të dilni jashtë. Mos harroni, vetëm pse është e ftohtë, ajo nuk do të thotë që rrezet e dëmshme nuk janë të pranishme.
6. NDRYSHONI LLOJIN E MAKEUP-IT
Nëse keni përdorur një makeup me bazë pluhuri, tani është koha të kaloni në produktet më përbërje kremi. Në verë, ne duhet të luftojmë djersën e tepërt dhe lagështinë ndërsa dimri sjell sfida të kundërta me thatësi të tepruar. Për ta mbajtur fytyrën tuaj të duket e përsosur dhe të hidratuar përdorni hidratues, pudër kremoze, sigurisht pa harruar edhe kremin e diellit.
7. QËNDRONI TË HIDRATUAR DHE USHQEHUNI SHËNDETSHËM
Sezoni i dimrit mund ta bëjë të vështirë t’i rezistosh ushqimeve të shpejta dhe jo fort të shëndetshme. Por ajo çka ju konsumoni ka një ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën se si reagon lëkura juaj. Rezistojini ushqimeve me përqindje të lartë yndyre dhe kalorie dhe në vend të kësaj konsumoni yndyrna të shëndetshme. Mbroni lëkurën tuaj nga moti i ftohtë, qëndroni të hidratuar dhe pini të paktën 2 litra uje çdo ditë.
8. BËNI SA MË SHUMË TRAJTIME FYTYRE
Moti i dimrit është i ashpër kundrejt fytyrës sonë pasi është e ekspozuar shumicën e kohës. Nëse keni menduar për një trajtim të fytyrës, tani është koha më e mirë për ta bërë atë. Trajtimet e ndryshme të bazuara në varësi të nevojës së lëkurës mund të ndihmojnë për ta bërë lëkurën tuaj të duket më e hidratuar, e ushqyer dhe plot shkëlqim gjatë dimrit të ftohtë.
Dimri influencon negativisht në lëkurën tonë, por nëse zbatojmë hapat e duhur, si më lart do të jetë shumë më e lehtë për të pasur një lëkurë perfekte edhe në stinën më të ashpër.