TRANSPORTI FALAS PËR BLERJET MBI 4000 Lek.
Produktet Ergea Biocare .
- Home
- Produktet Ergea Biocare .
ERGEA BIOCARE
PSE PRODUKTET ERGEA ?
Produktet ERGEA BIOCARE prodhohen në sasi të vogla për të siguruar freskinë e antioksidantëve të çmuar në vajrat natyral, gjalpet dhe ekstraktet bimore.
Natyra është burimi i frymëzimit tonë. Përbërësit tanë aktiv vijnë nga natyra. Shumë vajra trajtues vijnë nga bimët e natyrës sonë (vaji i mijëfletëshit , vaji i kalendulës , vaji i hiperikumit) , vajrat esenciale ( lavandër , rozmarinë , ekualipti, geraniumi etj ) , ekstraktet bimore ( kokoceli , shelgu , sallatori , trumza, sherebela ).
Pse zgjedhim përbërës të natyrës sonë?
Sepse gjenet tona i njohin dhe i pranojnë shumë mire ato.
Ne përdorim metoda shkencore për të gjetur zgjidhjen me efektive natyrore dhe për të krijuar formula efektive. Nuk e përdorim shkencën për ti shtuar natyrës kimikate sintetike. E përdorim shkencën për të ndihmuar të krijojmë formulimet më të mira natyrore që janë më të mirat për lëkurën dhe flokët.
Përqëndrimi dhe kombinimi i përbërësve në çdo formulim janë optimizuar shkencërisht për të ofruar rezultatet maksimale.