TRANSPORTI FALAS PËR BLERJET MBI 4000 Lek.
Trajtime të Ndryshme për Fytyrën
- Home
- Trajtime të Ndryshme për Fytyrën
Trajtime të Ndryshme Për Fytyrën.
Trajtimet e lëkurës ndihmojnë për të rivendosur një pamje më rinore dhe të bukur duke hequr shtresat e jashtme më të dëmtuara të lëkurës dhe për të zbuluar lëkurën më të shëndetshme por dhe duke inkurajuar rritjen e qelizave të reja dhe të shëndetshme të saj.
Me kalimin e kohës, shtresat e jashtme të lëkurës sonë fillojnë të shfaqin dëmtime nga plakja, lëndimet dhe faktorët mjedisorë në formën e rrudhave,shënjave,plagë, njollat e moshës dhe ndyshimin e tonit të lëkurës. Trajtimet e lëkurës ndihmojnë në kthimin e këtyre shenjave të plakjes dhe stresit, duke ju ndihmuar të dukeni më të rinj dhe madje edhe më të shëndetshëm.
Një nga trajtimet më të shpeshta që kryejmë është pastrimi i thellë i lëkurës.
Pastrimi i thellë i fytyrës është ndër trajtimet më të rëndësishme sepse është i domosdoshëm për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkurës, kryerjen normale të funksioneve të qelizave të saj si dhe ndricimin e saj. Është një trajtim nëpërmjet të cilit personi i specializuar, duke ndjekur procedurat specifike dhe përkatëse në varësi të llojit dhe nevojave të lëkurës, ka si qëllim largimin e yndyrës, papastërtive dhe qelizave të vdekura nga lëkura.
Trajtimet ;
TRAJTIMI I THELLË I FYTYRËS
Pastrimi i thellë i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkurës, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndricimin e saj. Eshtë një trajtim nëpërmjet të cilit duhen ndjekur procedurat specifike dhe përkatëse në varësi të llojit dhe nevojave të lëkurës. Ky pastrim shërben për largimin e pikave të zeza, pikave të bardha dhe atyre dhjamore duke na ofruar një lëkure të lëmuar dhe të pastër.
DERMAPEN
Dermapen është aparat i cili në majë ka shtesa në formë të gjilpërave të vogla, me anë të të cilave trajtohet lëkura. Me këtë teknologji origjinale lëkura trajtohet vertikalisht me gjilpëra të shumta ose me shpejtësi të ndryshme dhe thellësi të adaptuar, me mundësi prej 1000 shpime në sekondë. Kjo metodë revolucionare e shpimit është me e sigurt në krahasim me mënyren tradicionale të shpimit me dermaroller. Me dermapen mikro shpimet e fragmentuara sigurojnë nxitjen e induksionit të kolagjenit në epidermë dhe dermë përmes aftësisë së lindur fiziologjike të lëkurës që të veprojë në rigjenerimin e vet.
TRAJTIMI LIFTING DHE ANTIRRUDHË
Me anë të këtij trajtimi lëkura bëhet menjëherë më e tendosur, e mbushur dhe gjithashtu e tonifikuar falë njërit prej trajtimeve tona anti-aging të fytyrës. Ky lloj trajtimi stimulon në mënyrë efikase rigjallërimin e qelizave, rikthen plotësine e lëkurës dhe rithekson volumin e fytyrës.
MESOTERAPI ME PLAZËM
- PRP E FLOKUT
- PRP E SYRIT
- PRP E FYTYRES DHE QAFËS
PRP është një procedurë jo-invazive kozmetike e përdorur për të përmiresuar tonin e lëkurës, cilësinë dhe elasticitetin, duke rezultuar në një pamje më rinore. Trajtimi është ideal për individë në kërkim të përtëritjes graduale të lëkurës. PRP është një alternativë e shkëlqyer natyrale ndryshe nga trajtimet kozmetike tradicionale dhe shpesh bëhet edhe e kombinuar me Botox dhe injeksione filler për një rigjenerim total të lëkurës.
– Si funksionon?
Merret një sasi gjaku nga pacienti (aq sa ç’merret për të bërë analizë të thjeshtë), centrifugohet për të krijuar një “serum” me trombocitet e koncentruara, njohur ndryshe si Rich Plasma. Këto trombocite përmbajnë shumë faktore rigjenerues dhe rritjeje. Kur injektohen në trup, faktorët e rritjes stimulojnë përhapjen e fibroblastës, qelizave pararendëse të kolagjenit dhe elastinë. Administrimi i PRP në shtresat sipërfaqësore të lëkurës, rezulton në rritjen e kolagjenit dhe depozitimit të elastinës, duke ndihmuar për të korrigjuar rrudhat, lëkurën që ka humbur elasticitetin dhe lëkurën që kanë plagë.